E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqiptari gjen portofolin plotë me euro dhe e dorëzon në polici

Një gjest i ndershëm qytetarie dhe human është regjistruar këtë të premte në Gjilan. Dy qytetarë janë paraqitur në stacionin policor dhe kanë dorëzuar një portofol me para, të cilin e kanë gjetur përgjatë rrugës “Adem Jashari”.

Policia njofton se në portofol ndodheshin 1 mijë e 30 euro, së bashku me dokumente personale, të cilat iu dorëzuan pronarit.

Ky i fundit falenderoi uniformat blu dhe dy qytetarët e përgjegjshëm që i rikthyen të hollat dhe dokumentet./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›