E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtampe dhe politike

Ata dy filma te ndaluar te regjisorit Bujar Kapexhiu dhe bashkeskenaristit Bashkim Shehu qe u shfaqen bashke me dy te tjere te cilet bene jete te lire e te pavarur nuk ishin me shume e papritur se fakti qe u shfaqen pas 30 vjetesh. Te dy filma realizuar ne tekniken e kartonit te lire te dy me frymen kritike ndaj dembelizmit shperdorimit te pasurise se perbashket dhe burokracise.

Autogol 1981 eshte fabula e nje marangozi qe enderron nje gol per skuadren e zemres nderkohe qe eshte duke punuar. E ben sallate gjithe derrasen e keshtu perfundon ne kendin e shperdoruesve me detyren.

Shefi merr flake i vitit 1980 nje fabule e burokratit arrogante eshte kaq e rendomte si tematike sa me siguri kushdo ta shihte do ta cilesonte aktuale.

Te personazhe si shefi ju ndoshta shikoni edhe nje shtampe te realizmin socialist. Po natyrisht ishte nje tendence qe neve me artin tone te tregojme qe gjerat e bukura i bejne njerezit e bukur kurse ata qe bejne te keqija i imagjinojme te shemtuar thote regjisori Bujar Kapexhiu per Shefi merr fjale. shte nje film i kendshem. Me nje mesazh moralist te qarte por ato flaket qe nxjerrin nga goja njerezit me karrige mund te djegin njerez. Dhe fabula perseritet. Ai qe digjet djeg nje tjeter.

Ngaqe eshte marre gjate gjithe asaj kohe me karikaturen Kapexhiu edhe ne keto raste i ka deformuar personazhet per ti bere nje cike me te kendshem dhe per te mbajtur nje qendrim per te skalitur karakterin qe te jete sa me origjinal. Zyrtare te tille ne ate kohe thote regjisori padyshim qe ishin shume arrogante.

E reja ne te dy rastet qendron te qellimi qe filmi i animuar ti flase edhe nje publiku per te rritur.
Kapexhiu po shkonte nga natyra e nje filmi si Pika e ujit e vitit 1976 qe ka magjine e perralles te keto tematika per te rritur. Erdhi si nevoje individuale ne bashkepunim me Bashkimin i punuam keto dy filma i paraqitem ne komision u pranuan madje jane pelqyer sepse kishin nje problematike. Arsyeja e ndalimit eshte vetem ceshtje politike.

Ne dhjetor 1981 ka dale Autogol pikerisht kur ndodhi tragjedia me familjes Shehu me vdekjen e Mehmet Shehut.
Keto filma jane bere pas problemeve qe Bujar Kapexhiut iu krijuan prej Festivalit te 11 te Kenges ne dhjetor 1972. Ai shkoi ne pune prodhuese per riedukim dhe pasi u riedukua me 1975 kur u krijua Studioja e Filmit Vizatimor ne Kinostudio e thirren si regjisor.

Isha teper i kujdesshem. Une nuk mund te vizatoja me sic kam vizatuar ne vitet shtatedhjete me nje fryme moderniste qe u kritikuan dhe u diskutuan. Vizatimet e personazheve ne filmat e mi nuk kane me kubizmin qoshet po jane brenda linjes figurative te realizmit socialist. Vete filmi i animuar ndihmon ne kete drejtim mjaftonte qe ishin edukative.

Kurse ne keto dy filma Autogol dhe Shefi merr flak padyshim qe ishim te rezervuar per ti shkuar ideologjise se kohes realizmit socialist.
Regjisori e kujton me kenaqesi kohen e bashkepunimit me Shehun per lirine e te menduarit. Ruan ne arkivin personal nje skenar te tijin te cilin Kapexhiu nuk e realizoi dot sepse ndodhen ato qe ndodhen.

Kishte qe prej vitit 1981 qe nuk i kisha pare filmat. E tani ka shprese se mund ti kthehet filmit te animuar politik politikanet ne linjen e karikatures qe ai ben sot ne shtypin e dites.

Artur Dauti komenton vepren e ish-mesuesit te tij Bujar Kapexhiu
Mbetet konservator i tradites

Artur Dauti i perket brezit te dyte te animatoreve te Kinostudios Shqiperia e Re qe sot nuk ekziston me. Si shume te tjere edhe Dauti rralle e me rralle shfaqet me ndonje projekt te filmit te animuar qe prodhohet me veshtiresi te medha.

Ish-nxenes i Bujar Kapexhiut kujton se nuk ka qene me pak e lehte koha kur ngrihej Studioja e Filmit te Animuar me 1975 pjese e te ciles ai u be pak me vone pas studimeve.

Arturi e sheh sot ne vepren e Kapexhiut ate ane te teknikes shume te veshtire qe kane aplikuar pionieret e filmit vizatimor shqiptar bashke me Vlash Drobonikun dhe Tomi Vason. Promotori i humorit ne filmin e animuar e quan ai ish-mesuesin.

Humor i kultivuar. Te mos harrojme se jemi ne vitet shtatedhjete-tetedhjete ku arti letersia dhe kultura ne pergjithesi ishte e perqendruar ne nje dore te vetme dhe keshtu qe ato copeza humori ose copeza batutash te cilat aludonin per dicka ishin shume te kursyera dhe shume te rezervuara.

Nje nga filmat me te mire te tijet Dauti quan Zhgarravinat ne tekniken e vizatimit ne celofan teknike tradicionale qe ndihmonte ne realizmin e shume efekteve dhe ekspresioneve te levizjes.

Bujari mbetet konservator i tradites se tij atij personaliteti e ka krijuar me levizje me graduale per te arritur te filmat e fundit si Te fabula realizuar me teknike bashkekohore. Megjithese i takon brezit te pare te filmit te animuar gjithmone e ka ngacmuar teknologjia dhe fryma e re perfundon Dauti.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›