E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtatë prilli, simboli rezistencës antifashiste/ Pëllumb Xhufi: Këto dekadat e fundit po flitet shumë pak

Në Durrës këtë të hënë u përkujtua 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian. Në Durrës u zhvillua një ceremoni të thjeshtë, ku si çdo vit, veteran, qytetarë durrsakë, e përfaqësues të pushtetit lokal, bënë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, historiani Pëllumb Xufi, foli për rëndësinë e kësaj, megjithatë nënvizoi se këto ngjarje janë lënë në heshtje dhe është folur shumë pak.

“Historitë tek ne janë përsëritur vazhdimisht. Kemi pasur pushtues, rezistencë apo edhe bashkëpunim me pushtues. 7 prilli, sidomos këto dekadat e fundit, flitet shumë pak, megjithatë në librat e shkollës, regjimi e identifikonte veten me ngjarjet e luftës. Tani janë lënë në heshtje. Mbase nuk ka shqiptar që nuk e di, faktin që ka pasur një tradhti të popullit shqiptar nga drejtuesit e vet, nga Ahmet Zogu që deri më 6 prill kur ishte e qartë që do të sulmohej Shqipëria, deklaronte se do “vesh opingat do dal në mal për të mbrojtur vendin”, ndërkohë që e kishte ndare mendjen që do ikte. Kemi pasur vende që kanë qenë mbretëri, përmend mbretërinë e Holandës që me gjithë thirrjen që iu bë qëndroi 2 javë , dhe e morën me zor britanikët. Kemi Jugosllavinë, duhet ta themi, ai e ktheu mbrapsht marrëveshjen që kishte bërë dhe refuzoi t’i nënshtroi diktatit gjerman dhe Jugosllavia u pushtua me luftë. Por këto janë kredite. Dhe për fat pastaj Shqipëria arriti të shprehë një rezistencë qoftë kundër  italianëve”, tha ndër të tjera historiani Xhufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›