E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtazënia në Vjenë, merren në pyetje Floria, motra dhe vëllai

Të tjera rreth shkrimit 22 vjeçarja: Nuk e dua fëmijën TIRANE- Prokuroria e Tiranës merr në pyetje Gazmend Peçin të vëllanë e Fetije Peçit. I vëllai u pyet nga prokurori Arben Nela, pasi familjarët denoncuan një kallëzim penal sipas së cilës ajo është dhunuar seksualisht gjatë kohës që kurohej në Austri, pas aksidentit tragjik të Himarës.

Gazmend Peçi është i pari ndër 10 dëshmitarët që priten të merren në pyetje në lidhje me historinë e shtatzënisë së motrës së tij. 22 vjecarja Peçi rezulton sipas mjekëve, të ketë ngelur shtatzënë pak muaj më parë, përafërsisht në fund të muajit shtator, periudhë kjo, e cila përkon me kohën e mjekimit të saj në Austri.
Ndërkohë që në ditët në vijim pritet të merren në pyetje dhe persona të tjerë, që janë në interes për hetimin.

Florije Peçi ka mbërritur në Shqipëri në 11 tetor 2012, pasi u rehabilitua në një spital në Vjenë të Austrisë.

Gazetari Arsen Rusta informon se prokuroria ka shkuar në maternitet për të marrë në pyetje edhe vetë Florie Peçin.

Hetimi për çështjen në fjalë nisi pak ditë më parë nga prokuroria pas kallzimit të bërë nga familjarët e 22 vjeçares se, ajo ishte abuzuar seksualisht gjatë kohës që mjekohej në Austri.  Shtatzënia e Florie Peçi u trajtuar dje në emisionin “Urbanika”, ku gazetarja Pranvera Bozhiqi ka mundur të bëjë një bisedë gati 3 orëshe me të në dhomën numër 3 të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në Tiranë.

Florie Peçi ndodhet e shtruar në maternitetin Mbretëresha Geraldinë” ku nën kujdesin e mjekëve po mbahet në kontroll, ndërsa ende nuk ka një vendim se si do të veprohet me foshnjen dhe shtatzëninë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›