E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe Assad po humb kontrollin

Vrasja e tre figurave kryesore në zemër të themeleve të mbrojtjes të Sirisë, tregon se presidenti Bashar Al-Assad është duke humbur kontrollin e vendit, tha Shtëpia e Bardhë.

Kunati i presidentit, ministri i mbrojtjes dhe shefi i ekipit të krizave të Asad mbetën të vrarë në një sulm me bombë gjatë një mbledhje në selinë e sigurisë kombëtare.

Grupet rebele thonë se bomba ishte vendosur një ditë më parë dhe paralajmëruan rënien e pashmangshme të qeverisë.

Ushtria është zotuar se do të shpëtojë Sirinë nga bandat kriminale dhe vrastare. Ndërsa Shtëpia e Bardhë doli në një deklaratë me anë të zëdhënësit të SiriaDamask, vriten katër zyrtarë Siri, një kolonel Ministri i ri i MbrojtjesSiri, sulm kamikaz, vdes ministri i Mbrojtjes saj.

"Unë mendoj se incidenti i sotëm bën të qartë që Assad po humbet kontrollin", u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney. "Të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të mblidhen së bashku për të mbështetur një tranzicion".

Sulmi ishte kulmi i përplasjeve disa ditore mes forcave të armatosura dhe luftëtarëve rebelë në disa zona të Damaskut.

Por, në kontrast me shpërthimet më të hershme në Damask, nuk ka asnjë fotografi apo video nga skena e shpërthimit të së mërkurës, ndërsa korrespondentja e BBC-së në zonë tha se asnjë dritare në ndërtesë nuk u thye.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›