E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë; Maqedonia e meriton të anëtarësohet në Nato

Shtëpia e Bardhë thotë se është e zhgënjyer me ecurinë për anëtarësimin e Maqedonisë në Nato. Zëdhënësja Dana Perino thotë se administrata e presidentit Bush mendon se Maqedonia meriton të anëtarësohet në Nato dhe se Shtetetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojë në këtë drejtim. Maqedonia e ka hedhur Greqinë në Gjyq, duke e akuzuar Athinën në gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë, për shkeljen e marrëveshjes për të mos bllokuar hyrjen e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare. Në bazë të marrëveshjes së vitit 1995, Greqia premtoi për të mos penguar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim nëse ajo e paraqiste kërkesën e saj nën emrin Republika ish Jugosllave e Maqedonisë. Në muajin prill të këtij viti, Greqia i vuri veton ftesës së Maqedonisë për anëtarësim në Nato. Athina thotë se Maqedonia e shkelim marrëveshjen e vitit 1995 duke përdorur simbole greke në harta dhe në aeroportin e Shkupit.