E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë: Mesazhi i al-Kaidës për z. Obama, i përçmuar dhe i shëmtuar

Shtëpia e Bardhë thotë se një mesazh i al-Kaidës që përmban fyerje raciale për presidentin e zgjedhur Barack Obama është i përçmuar dhe i shëmtuar.

Zëdhënësja Dana Perino tha sot se reagimi i parë i grupit terrorist për zgjedhjen e zotit Obama është një kujtesë se me çfarë njerëzish ballafaqohen Shtetet e Bashkuara.

Një një faqe elektronike sot, një zë që e identifikon veten si komandanti numër dy i al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, i referohet zotit Obama në arabisht si skllavi i shtëpisë. Titrat në anglisht të përkthimit ishin zezak i shtëpisë, një frazë e përdorur për t'ju referuar afrikano-amerikanëve të nënshtruar nga të bardhët.

Zavahri gjithashtu fyen disa afrikano-amerikanë të shquar si sekretaren e shtetit Kondoliza Rajs dhe ish sekretarin e shtetit Kolin Pauëll.

Nuk ka patur një reagim të menjëhershëm nga ekipi i tranzicionit të zotit Obama.
Në sulmet personale thuhet gjithashtu se zoti Obama që i ka kthyer shpinën rrënjëve të të jatit të tij mysliman.   (ze)