E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Bardhë: Zgjedhja e Trump është diplomacia, por nëse nevojitet mund të përdorë forcën vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane në Iran

Ndërsa debati në Uashington mbi qëndrimin e SHBA-së ndaj Iranit intensifikohet, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se Donald Trump favorizon diplomacinë, por nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake nëse është e nevojshme.

“Por, siç e ka treguar Presidenti, ai është i gatshëm të përdorë forcën vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane, nëse është e nevojshme”, tha ajo.

Levitt theksoi se vetë presidenti i SHBA-së do të jetë ai që do të përcaktojë rrjedhën e veprimit kundër Teheranit.

“Kam parë shumë raporte të ekzagjeruara në 24 orët e fundit që janë plotësisht të pavërteta”, tha ajo./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›