E Martë, 3 Nëntor 2026

“Shtëpia e Biznesit”, Sejko: U bëmë pjesë e sistemit SEPA, kursejmë kohë dhe shmangim pagesat me para në dorë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka thënë se me pranimin në sistemin SEPA, të gjitha bankat duhet të unifikojnë sistemin e tyre të shërbimeve financiare duke lehtësuar procesin për qytetarët dhe bizneset por edhe ulur kostot.

Gjatë takimit me përfaqësues të sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, Sejko tha se bankat në vend kanë bërë tashmë sistemin e shlyerjes së pagave në euro duke kursyer miliona euro, kohë dhe duke hequr përdorimin e lekëve kesh në dorë.

“Në funksion të ligjit që kemi, Banka e Shqipërisë ka ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave janë bërë aktet nënligjore dhe janë dhënë licencat. Ajo që ka mbetur open banking  ku kemi një komitet kombëtar të pagesave është mbledhur në mënyrë frekuente dhe pjesa open banking është elaboruar dhe duhet bërë deri në qershor. Bankat duhet të bëjnë detyrimet ligjore dhe investimet që duhet bërë. Këtu përfiton e gjithë ekonomia. Kemi bërë sistemin e shlyerjes së pagesave në euro duke kursyer miliona dhe kohë dhe kemi hequr shumë kesh nga qarkullimi. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Kemi dalë nga lista gri dhe jemi pranuar në sistemin SEPA, implementimi i këtij sistemi do të ishte i unifikuar për të gjithë bankat për shërbimin e pagesave dhe transferatve”, tha Sejko.

SEPA është një sistem që mundëson ekzekutimin e transfertave në euro i përdorur brenda BE dhe disa vendeve të tjera që nuk janë pjesë e tij. Në këtë zonë, transferet në euro bëhen në të njëjtat kushte brenda vendit dhe jashtë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›