Shtëpia e bërë “llugë” nga tinejxherët

Një gjeneratë e tërë është lindur dhe rritur dhe kanë shkuar në një kolegj deri atëherë kur Beastie Boys definojnë shumicën e rregullave bazike të të drejtave civile: Ju duhet ët luftoni për të drejtën tuaj që të merrni pjesë në një aheng.
Prodhuesit e “Project X” duke e ditur sa e shkurtë është kujtesa e tinejxherëve, tani janë më të guximshëm dhe kanë mendime të kundërta, duke mbrojtur miliona të ri që rriten pa kuptuar se i kanë bërë 17 vjet dhe që konsumojnë alkool, paraqiten topless nëpër ndeja dhe gjithë këtë e bëjnë nëpër ditëlindje të ndryshme.
Ky është njëri prej filmave më interesant, një nga filmat më të bujshëm dhe më skandaloz të vitit!
E tëra fillon kur tre studentë në vitin e fundit të shkollës së mesme mendojnë të organizojnë një festë që mund t’i bëjë më popullorë.
Por, ajo që do të ndodhë nuk ishte parashikuar kurrë dhe gjithçka është e regjistruar me një kamerë.
Këtu është edhe konflikti pasi që ata duhet që t’i shpjegojnë nënës dhe babit të tyre se kur dhe pse janë dehur në atë mbrëmje.
Regjisorja Nima Nourizadeh vendos tre emra të panjohur në rolet kryesore dhe kjo i shpaguhet, veçanërisht për aktorin e ri Oliver Cooper, i cili luan Costan dhe i cili do të ketë një karrierë të ndryshëm në Hollywood.
Filmi pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 18 vjet.
Edhe ky film do të shfaqet në kanalin DigiGold gjatë javës së ardhshme, kanal të cilin në Kosovë e sjell kompania IPKO.
-------
Project X
VITI I PRODHIMIT: 2012
ZHANRI: Komedi
KOHEZGJATJA: 84 min
REGJIA: Nima Nourizadeh
SKENARI: Matt Drake, Michael Bacall
AKTORË: Thomas Mann, Oliver Cooper, Jonathan Daniel Broën, Dax Flame, Kirby Bliss Blanton, Brady Hender, etj…