Shtëpia ku banoi dhe u arrestua Ratko Mlladiç
Sipas të përdistshme serbe, Danas, kjo është shtëpia ku u arrestua i shumëkërkuari për krime lufte, Ratko Mlladi5. Shtëpia gjendet në fshatin Llazar në afërsi me Bosnje dhe Hercegovinën.
Sipas dëshmive të banorëve, aksioni ka nisur rreth orës 7:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Nga ana tjetër banorët e fshatit janë shumë të irrituar nga prania e madhe e gazetarëve që kanë zbarkuar në fshat.
Ata janë mbledhur në qendër të fshati duke protestuar me sharje dhe ofendime kundër gazetarëve, njofton Danas. Ndërsa kreu i komunës ku u arrestua Mlladiç, tha se askush nuk ishte në dijeni se I akuzuari për krime lufte fshihej në fshatin e tyre.