Shtetet e Bashkuara hapin Ambasadën e tyre në Kosovë
Shtetet e Bashkuara hapën të martën Ambasadën e tyre Kosovë. Në një ceremoni që u zhvillua në Prishtinë, Shefja e Zyrës Amerikane, Tina Kaidanov, përsëriti edhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, ndërsa udhëheqësit e Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi vlerësuan ndihmën amerikane për Kosovën gjatë 12 vjetëve të marrëdhënieve mes të dy vendeve. //bsa//