E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shteti Bektashi”, plan i Serbisë? Ironizon Braçe: Këta edhe kur ha vezë Rama thonë se kështu ha dhe Vuçiç

Deputeti Erion Braçe ironozoi opozitën teksa u pyet për shtetin bektashi mos ka lidhje me ndonjë agjendë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Braçe tha se tashmë edhe nëse Rama ha vezë në mëngjes ata do e lidhin me Vuçiç.

‘Jam besimtarë nuk jam gjitholog. Në këtë aspekt dijen e nevojshme për të dhënë gjykim për këtë çështje. Me sa kuptoj nuk bëhet fjalë për shtet por për entitet në përputhje me kushtetutën.

Derisa të vijmë tek ndryshimi i kushtetutës do kemi mësuar. Por tani më mjafton të them që nuk jam gjitholog. Ka shumë që e bëjnë gjithologun.

Që Rama është gjithnjë i përputhur me agjendën e Vuçiçit kjo dihet tani. Edhe kur Rama del duke ngrënë vezë në mëngjes, këta thonë edhe Vuçiç ha vezë në mëngjes.’

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›