E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shteti do ta fitojë këtë betejë”/ Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shteti do ta fitojë betejën me protestuesit e dhunshëm.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama u shpreh se do të jepet 2500 euro shtesë për çdo efektiv që përballet në protestë.

“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›