E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, aksion pastrimi në Parkun Natyror të Cangonjit në Devoll

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, nismë që synon mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike.

Pjesëmarrës të ndryshëm u angazhuan sot në pastrimin e zonave të frekuentuara dhe segmenteve përgjatë shtegut të Vizitorëve të Parkut Natyror të Cangonjit, në Devoll, si një kontribut konkret në ruajtjen e ekosistemit dhe parandalimin e rrezikut nga zjarret.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se “kjo nismë synon një natyrë më të pastër dhe më shumë ndërgjegjësim për ruajtjen e natyrës”.

Jaupaj falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në pastrimin e këtij shtegu.

Programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura” synon të krijojë një kulturë të re bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve, duke e kthyer mbrojtjen e natyrës në një prioritet të përbashkët kombëtar.

Shtigjet turistike në Shqipëri po kthehen gjithnjë e më shumë në destinacione të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë bukurisë natyrore dhe mundësive për ecje, aventurë dhe eksplorim. Rritja e interesit për turizmin malor dhe aktivitetet në natyrë ka sjellë edhe nevojën për kujdes dhe mirëmbajtje më të madhe të këtyre hapësirave.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›