Shtohen bujtinat në Gjirokastër

Fluksi i turistëve në Gjirokastër ka motivuar edhe më shumë pronarët e banesave karakteristike t’i shëndrrojnë ato në bujtina, që akomodojnë vizitorë që zgjedhin këtë qytet si destinacion të pushimeve të tyre.
Një prej administratoreve të bujtinës më të re në lagjen Dunavat, e cila ka hapur së fundi dyert për turistët tregon se fokusi i interesit të turistëve është njohja me traditën, ushqimet e shumëllojshme tradicionale gjirokastrite dhe arkitektura e brendshme e shtëpive.
Hapja e bajpasit të ri do t’i vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të çelura në lagjet e sipërme të qytetit, pasi prej shumë kohesh ka qenë një problematikë e madhe në orientimin e turistëve.
Vitet e fundit në lagjen Dunavat janë çelur shumë biznese akomoduese dhe restorante pasi kjo zonë ka qenë mjaft e preferuar nga turistët.
/rtsh/