E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtohen fermat e gjedhëve – Në Divjakë blegtorët të kënaqur me tregun

Artan Biti dhe Stefan Prendi janë dy banorë të zonës së Kularit, të cilët kanë vendosur të shtojnë numrin e bagëtive. Tregun e mishit dhe të qumështit e kanë të sigurt.

“E shesim, e shesim, jemi lidhur me një baxho, e çojmë atje”, tha Stefan Prendi.

 “Jemi drejt shtimit të numrit të krerëve”, tha Artan Biti.

“Blegtorët në këtë periudhë dhe me rritjen e çmimit që ka një vit janë mjaft të kënaqur”, tha Kristaq Veliu, këshilltar për bujqësinë në bashkinë Divjakë.

Përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, realizuar disa muaj më parë ka ulur kostot e blegtorëve, ndërsa u është premtuar dhe rikonstruksioni i rrugës që lidh Kularin me Divjakën.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›