E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen radhet e PS

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nëpërmjet një konference për shtyp prezantoi prurjen më të fundit në “skuadrën e Rilindjes Kombëtare”. Parid Carën, një sipërmarrës i njohur i qytetit të Kavajës.

”Në zgjedhjet e 23 qershorit do të fitojë e gjithë Shqipëria dhe kam bindjen se Cara është një vlerë e shtuar për partinë dhe programin tonë”, u shpreh Rama.

”Ai është një shembull suksesi, i asaj që një shqiptar mund të bëjë në kushtet e lirisë dhe konkurrencës. Nga një emigrant si të gjithë të tjerët, Cara u shndërrua në një sipërmarrës, që sot punëson 120 veta në fabrikën e tij”.

Në fjalën e tij, kryesocialisti evidentoi se “Cara mbështeti aktivisht Elvis Roshin në garën për Kavajën, në atë garë në dukje të pamundur, që u shndërrua në një sukses të madh të Partisë Socialiste. Fitorja jonë në Kavajë do të jetë edhe më e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, ashtu siç do të jetë edhe më e thellë në të gjithë Shqipërinë”.

Nga ana e tij, sipërmarrësi Cara theksoi se ndihej i nderuar që po i jepej mundësia të kandidonte për qytetin e tij dhe të merrte pjesë në programin që do t’i “përmirësojë jetën” të gjithë shqiptarëve.

”PS ka dëshirën, vullnetin dhe vizionin për të realizuar një Rilindje Kombëtare”, vlerësoi kandidati i sapoanëtarësuar në PS.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›