E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen rastet e helmimeve nga ushqimet

Rreth 460 fëmijë nga periferia e Tiranës, kryesisht Kamza, Lapraka dhe Kombinati janë prekur në dy javët e fundit nga sëmundjet gastrointerite, duke shfaqur simptoma të tilla si diarreja dhe të vjellat.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor rajonal Liljana Ramasaco deklaroi për mediat se burimi i sëmundjes ka qenë konsumimi i ushqimeve jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Sa i takon helmimeve nga ushqimet, QSUT raporton për 16 të prekur. Për të parandaluar shpërthimet epidemike, Drejtoria e Shëndetit Publik thotë se po kryen kontrolle në laboratore të ujit të pijshëm.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor rajonal Liljana Ramasaco, i bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes si për higjienën personale dhe atë ushqimore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›