Shtohen rastet me spektrin autik te fëmijët, trajtimi, një mundim pa fund për familjet

Çrregullime të spektrit autik tek fëmijët e vegjël sa vijnë e po shtohen.
Në Shqipëri sipas të dhënave, ata përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Por vetëm një familje që ka fëmijë me autizëm e di se çdo të thotë ky çrregullim.
Kjo nënë nga Tirana tregon vështirësitë e 17 viteve me djalin e saj. Ajo shprehet se e shoqëron të birin kudo edhe pse ai është 17 vjeç dhe studion për informatikë në shkollë profesionale.
“Kjo është dita më e zezë në jetën time, dita e 2 prillit, e autizmit. Unë për vete e kam ditën me të zezë sepse kur ka shoh moshatarët dhe kur e coj në shkollë që e shoqëroj shoh shokët e tij në punë” , tha Mamudie Alhasa, nëna e 17-vjecarit.
Përkushtim maksimal,terapi të pafundme,shpenzime të konsiderueshme deri të papërballueshme, por ajo çka e lëndon Mamudien është reagimi i shoqërisë ndaj këtyre fëmijëve.
“Në çdo drejtim na paragjykojnë sepse më pyesin çfarë problemi ka djali, të përbuzin”, tha Mamudie Alhasa, nëna e 17-vjecarit.
Rritja, nga viti në vit, i numrit të personave me autizëm,ka shqetësuar psikologët, të cilët shprehen për nevojën e një diagnostikimi dhe trajtimi të hershëm të tyre.
“Shumica e prindërve nuk e pranojë që kanë fëmijë me autizëm dhe nuk pranojë që të trajtohen në mënyrë të menjëhershme sepse trajtimi i menjëhershëm ka progrese shumë të mira në të ardhmen”, tha Marsela Lekli, psikologe.
Problematike mbetet situata në arsim, ku fëmijët me autizëm e kanë të vështirë të integrohen, ndaj në këtë ditë që ju dedikohet atyre kërkohet më shumë mbështetje./vizionplus.tv/