E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shtohen viktimat në Mianmar, të paktën 18 persona të vrarë

Të paktën 18 persona janë vrarë të dielën në Mianmar, ku po mbahen protesta kundër puçit ushtarak. Kështu tha zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“Përgjatë ditës, në disa lokacione në mbarë vendin, policia dhe forcat ushtarake janë përplasur  protestuesit paqësorë, duke përdorur forcë vdekjeprurëse, thuhet në informacionet e besueshme që ka marrë Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së. Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe mbi 30 janë lënduar”, tha kjo zyre.

Përveç përdorimit të granatave dhe gazit lotësjellës, policia dh ushtria kanë haour edhe zjarr në drejtim të proestuesëve 

Muianmari është përballur me protesta masive që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit

Ushtria pretendon se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, ku fitoi liderja de fakto të këtij shteti, Aung San Suu Kyi.

Puçi ushtarak ka ndërprerë përpjekjet drejt demokracisë të Mianmarit, që ka qenë nën sundimin ushtarak për 50 vjet.

Më herët gjatë kësaj jave, junta ushtarake kishte paralajmëruar protestuesit në Mianmar që të mos protestojnë sepse në të kundërtën, ata do të përballeshin me forcë vdekjeprurëse nga forcat ushtarake.

Për shkak të puçit dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka sanksionuar dhjetëra udhëheqës të puçit ushtarak. Sanksionet, përveç zyrtarëve të ushtrisë kanë prekur edhe disa kompani të lishura me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›