E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtohet numri i bizneseve në Përmet, nga 450 në 2023-shin, në 2024-ën janë të regjistruar 510

Për bashkinë e Përmetit viti 2023 u konsiderua viti më i suksësshëm përsa i përket vjeljes së tatim taksave.

Plani për bizneset është realizuar në masën  93 përqind, ndërsa për familjet 100 përqind.

Përgjegjësi i TatimTaksave pranë Përmet, Dorjan Metko  bëri të ditur se është hartuar plani masave për vitin 2024.

Me rritjen e turizmit është rritur edhe interesi i  çeljes së bizneseve të reja kryesisht Gest hause ( Guest house)

Në zonën e Përmetit për vitin 2023  kanë operuar  rreth 450 biznese  ndërsa në vitin 2024 janë të regjistruara rreth 510 biznese.

Ajo që vlen për tu theksuar është se nuk ka asnjë  biznes të mbyllur për shkak të debive ndaj bashkisë.

RTSH

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›