E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtohet numri i bujtinave në Lekbibaj

Në Lekbibaj të Tropojës, turizmi malor dhe ngritja e bujtinave kanë shënuar rritje të dukshme. Kjo falë përmirësimit të infrastrukturës dhe mbi të gjitha bukurive të rralla, që ofron  kjo pjesë e Alpeve Shqiptare. Tradita, kultura e trashëguar, mikpritja dhe gatimet, janë ftesa  më e mirë për vizitorët vendas e të huaj.  
Qerim Ymeraj i lëshoi trojet e veta shekullore në Lekbibaj të Tropojës tre dekada më parë  në kërkim të një jëte më të mirë , por jo përgjithmonë.  Ai dhe familja e tij janë rikthyer si investitorë duke ngritur dhe bujtinën e tyre.
70 vjeçari, vlerëson punën e bërë për përmirësimin e infrastrukturës në këtë perlë të natyrës dhe Alpeve Shqiptare. Ai është mbushur me krenari për vendlindjen, për  lirinë,  tarditën,  kulturën , folklorin, xhubletën,  lahutën e rapsodinë  e kreshinkëve, e gatimet tradicionale  të cilat i gjejnë bujtësit në këto anë.
Turizmi malor në Valbonë, Sylbicënë, Lekebibaj e Nikaj Mertuar, po merr përasa të vrullshme, me mbi 150 mijë vizitorë në një vit. Tashmë zonat nuk janë më të shkreta, e mbi të gjitha banorët që investojnë në këtë sektor sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. 

Gazetar Jonuz Hallaçi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›