E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po shtohet presioni ndaj Guvernatorit të Illinoit Rod Bllagojeviç për të dhënë dorëheqjen

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Ligjvënësit në shtetin Illinoi janë mbledhur sot për të vendosur nëse do t'i heqin menjëherë Guvernatorit Rod Bllagojeviç, disa nga kompetencat e tij pas arrestimit për një skandal korrupsioni.

Anëtarët e Asamblesë së Illinoit pritet të diskutojnë një ligj që do ta pengonte Bllagojeviçin të emëronte dikë në vendin e hapur në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga presidenti i zgjedhur, Barak Obama.  Ata mund të diskutojnë edhe mundësinë e fillimit të procedurës për shkarkimin e tij.

Demokrati Bllagojeviç u arrestua të martën e kaluar për tentativën për të përfituar financiarisht në rastin e emërimit të individit që do të zinte vendin e zotit Obama në Senat.

Ligjvënësit e Illinoit do të shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e zgjedhjeve të veçanta për caktimin e senatorit për vendin e presidentit të zgjedhur.

Në një zhvillim tjetër, Kryetari i Asamblesë së Illinoit, Majkëll  Madigan, tha sot se po emëron një komision për të vendosur nëse ka bazë ligjore për të shkarkuar zotin Bllagojeviç.  Shumë politikanë të Illinoit i kanë bërë thirrje atij të japë dorëheqjen ose do të detyrohet të largohet nga posti. //iç//