E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shtojzovalle Fest”, Lezha shndërrohet në një skenë arti me mbi 500 fëmijë në vallëzim

LEZHË- Në prag të Ditës së Kërcimit, qyteti i Lezhës është kthyer në një skenë të madhe artistike.

Mbahet edicioni i tretë i “Shtojzovalle Fest”, i cili ka mbledhur më shumë se 20 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria, me rreth 500 fëmijë që performojnë në disiplina të ndryshme të kërcimit.


Kjo skenë është një mundësi që artistët e vegjël të shprehin talentin e tyre. Ambicia është që festivali të kthehet në një traditë të përvitshme.

Në edicionin e këtij viti, në festival marrin pjesë edhe grupe kërcimi nga Kosova, duke i dhënë këtij eventi një dimension gjithëpërfshirës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›