E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve/ Durrës, rritje me 15 përqind të qirave të shitblerjeve

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po shënon një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Sipas ekspertëve të sektorit, çmimet e qirave dhe të shitblerjeve të banesave janë rritur me rreth 15% në raport me vitin 2025, duke u reflektuar më së shumti në zonat më të kërkuara të qytetit dhe përgjatë vijës bregdetare.

Rritja e kërkesës, interesimi i lartë për investime dhe mungesa e apartamenteve në treg janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Ndikim të rëndësishëm ka pasur edhe zhvillimi i turizmit dhe interesimi i emigrantëve shqiptarë për të investuar në pasuri të paluajtshme, duke e kthyer Durrësin në një nga tregjet më aktive në vend.

Ekspertët parashikojnë se, nëse kjo balancë mes kërkesës dhe ofertës vijon të mbetet e njëjtë, çmimet mund të shënojnë rritje të mëtejshme edhe në muajt në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›