E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Shtrigat nuk i panë”, e qeshën për këpucët e grisura, Malkaj tregon se si i kërkuan falje pas shumë dekadash, shoqet e klasës

Aktori Mehdi Malkaj, artisti që ka dhënë shpirtin në rolet e tij, e që gjithmonë ka fituar zemrat e publikut me performancat në filma apo recitale, ka treguar një anë të panjohur, jetën e tij, për të cilën shumë pak dimë.

Ai tregoi në “Quo Vadis” të moderatores, Pranvera Borakaj, se si ishte larguar nga shkolla, kur shoqet e klasës e qeshën për këpucët e grisura.

Ndërsa duke qeshur tregoi se vite më vonë, ato i kërkuan falje, dhe se veprimi i tyre erdhi në atë kohë pasi ishin vetëm fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Malkaj: Unë kisha filluar të isha dikushi që 14-vjeç, dhe më gënjente mendja. Nuk e shmanga dot njeriu këtë që unë jam ky. Ato panë një lëvizje të gishtit të madh të këmbës, ne i kapnim në atë kohë me tele minash, ishin ngjyra ngjyra të bukura, i mbulonim të grisurat kështu, ato e panë. Dhe ja bën shih…

Borakaj: Ti e kuptove?

Malkaj: Unë u fyeva shumë. Fshirësen unë më këmbën e majtë se jam mëngjërash. Ajo në kokë të mësueses e unë shkallëve. Më erdhi mësuesja nga mbrapa Medi s’ka gjë, ne të duam shumë kthehu. Mbas 4 ditësh u futa ën opunë. Puna ishte e rëndë. Kisha brigadiere nënë e Agron Llakajt, Drita një zonjë shumë puntore, bënte punë të rënda. Më vuri të mirrja ca trarë ti vija në vagona, nuk e bëja dot. Njërin e çova, tjetrin e tërhoqa zvarrë, te i treti u ula. Më erdhi më tha çfarë bën? Nuk e bëj dot i thashë. I mori vetë i çoi, të nesërmen më çoi në një punë më të lehtë. Rroga e parë, qef i madh. Puna e parë që bëra ishin që bleva këpucët. Shkova te oborri i shkollës në pushim të madh, shtëtitje që ata të më shikonin.

Borakaj: I panë ato këpucët?

Malkaj: Jo shtrigat nuk i panë.

Borakaj: I mbani mend si emra, jeni takuar me to?

Malkaj: Jo nuk i mbaj mend si emra, nuk jemi takuar. Por në një emision që dola mori njëra në telefon e thotë: Mehdi, o yll, o më i miri, po ishim kalamaj mo. Po ku është ajo tjetra i thashë, është në Australi, të fala bëji. Isha me Ema Andrenë dhe i thashë kjo është një nga ato.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›