E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi ndaj Tabakut

Shtyhet që në seancën e parë gjykimi ndaj Neritan Tabakut, gjyqtarit në hetimin për lirimin e dyshimtë të Ilir Xhakjas. 

Shkak për shtyrjen e seancës në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, janë bërë mungesa për shkak të angazhimeve me masat e arrestit të gjyqtarit Bujar Krasniqi, por edhe mungesa e avokatit mbrojtës, Fatmir Braka.

Gjyqtari Tabaku, është shkarkuar nga KLD, nga funksioni i gjyqtarit në Gjykatën e Durrësit. 

Gjithçka nisi pasi u vra kryekomisari i Shijakut nga Ilir Xhakja, i akuzuar, por i liruar në rrethana të dyshimta nga Gjykata e Durrësit. 

Lirimin e kishte bërë gjykatësi Neritan Tabaku, që për më tepër nuk kishte zbardhur dosjen e tij.

Xhakja ndodhet i arrestuar dhe në proces gjyqësor për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut, gjatë një veprimi policor në fshatin Katund të Ri në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›