E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet kerkesa per kontroll ne Ministri

Kërkesa e deputetëve socialistë për kontrollin në Ministrinë e Mbrojtes ende vazhdon të mbetet pezull. Nga mbledhja e fundit e Komisionit të Sigurise ishte vendosur që të hënën e kësaj jave të ridërgohej një kërkese e re nga parlamenti për Ministrine e Mbrojtjes.

Por Komisioni nuk kishte kuorumin per t'u mbledhur, pasi deputet demokrate munguan ne mbledhjen e radhes.

Dergimi i kerkeses u shty per nje afat te pacaktuar. Edhe pas institimit te socialisteve per te mbledhur komisionin dhe per te vendosur menyren e mbikëqyrjes parlamentare, kreu i Komisionit Leonard Demi, nuk ka vendosur ende mbledhjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›