Shtyhet nisja e anijes hapsinore Endevor pas problemeve teknike

Fluturimi i fundit i anijes hapsinore Endevor eshte shtyre per probleme teknike dhe shpresohet qe nisja te realizohet te henen. Presidenti Obama ishte planifikuar te ndiqte nisjen e anijes se bashku me ligjvenesen Gabriel Gifords e shoqja e komandantit te anijes Mark Kelli. Ajo eshte ne procesin e rehabilitimit pas nje plage ne koke si rezultat i nje sulmi me arme zjarri tre muaj me pare. Vonesa ishte rezultat i nje defekti teknik qe do te kishte nxjerre probleme gjate zbritjes se anijes.
Rreth 3 ore e gjysme para momentit te planifikuar per nisje menaxheret e NASA-s pezulluan hedhjen ne hapesire te anijes Endeavor si rezultat i nje defekti ne nje nga njesite rezerve te anijes e cila njihet me inicialet APU. Anija ka tre njesi rezerve per furnizim me energji dhe ka nevoje per funksionimin e sistemit rezerve per te realizuar kthimin ne Toke. Fillimisht inxhinieret mendonin se mund te arrinin ta riparonin njesine brenda dy ditesh. Ne komentet me telefon per Zerin e Amerikes nga Qedra Hapsinore Kenedi zedhenesi i NASA-s Majk Keri shpjegoi vendimin e inxhiniereve per ta vonuar nisjen nje dite
Ata zakonisht i kontrollojne gjerat brenda nje periudhe 1 apo dy diteshe por kete radhe inxhinieret arriten ne perfundimin se do te nevojitej me shume kohe per ta zgjidhur problemin dhe vendosen te rezervojne te pakten 72 ore.
Zoti Keri tha se dy kaldaja te demtuara ne njesine APU ishin shkaku i problemit. Zedhenesi i NASA-s thote se kaldajat jane te domosdoshme per te mundesuar qe kimikati i lengshem hidrazine nuk ngrin kur anija te jete ne hapesire.
Kur anija eshte ne hapesire ajo eshte nen kontrollin e motoreve qe mundesojne drejtimin e saj ndersa njesia APU eshte e fikur. Por kimikati hidrazine eshte ende ne tubacione dhe anija ekspozohet ndaj temperaturave qe mund te bien deri ne -250 grade kur udheton ne anen e erret te Tokes. Hidrazina do te ngrinte nese nuk funksionojne kaldajat dhe njesia APU nuk do te funksiononte si duhet per te realizuar nje zbritje te rregullt.
Nese problemet teknike apo kushtet e motit bejne te domosdoshem pezullimin e nisjes te henen zoti Keri thote se nuk ka shume gjasa qe anija te leshohet ne hapesire para dates 4 maj. Ne nje rast te tille anija duhet ti leshoje vendin raketes Atlas qe eshte planifikuar te niset nga e njejta platforme dhe menaxheret nuk do te jene ne gjendje te pergatiten per nisjen e anijes para dates 8 maj.
Vonesa ishte nje zhgenjim i madh per mbi 700 mije vetet qe ishin mbledhur pergjate bregdetit te Oqeanit Atlantik ne shtetin Florida per te pare nisjen e parafundit te nje anijeje per vajtje-ardhje ne hapesire si dhe udhetimin e fundit te anijes Endeavour e cila ka kryer deri tani 24 misione gjate nje periudhe 19 vjecare.
Ne kete mission anija do te dergoje 6 astronaute per nje vizite dy javeshe ne Stacionin Nderkombetar Orbital si dhe nje sistem per eksperimente astrofizike te quajtur Spektometri 2 Alfa-Magnetik. Sistemi do te perdoret per te studiuar rrezet kozmike dhe materien e erret qe shkencetaret shpresojne se do te ofroje informata te reja mbi misteret e universit. Misioni perfshin edhe 4 ecje ne hapesire dhe do te jete hera e fundit qe astronautet do te dalin nga anija pasi nuk ka plane per ecje ne hapesire ne misionin e fundit me anije hapsinore qe eshte planifikuar per ne fund te qershorit.