Shtyhet për në 2 mars seanca ndaj Kurtit

Prishtinë, 23 shkurt, NOA Eshtë shtyrë për 2 mars të këtij viti seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, liderit të lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa vetë Kurti nuk është paraqitur as ditën e sotme në gjykatën e Prishtinës për seancën e ngritur ndaj tij, trupi gjykues ka komunikuar shtyrjen e gjykimit për në datën 2 mars.
Kurti është akuzuar për "organizimin e
një turme që ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup
që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe për thirrje
në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më 10 shkurt të vitit
2007".
Nga ana e tij, lideri i lëvizjes Vetëvendosje e ka cilësuar procesin gjyqësor
kundër tij të motivuar politikisht prandaj ka deklaruar mospjesëmarrjen e tij në
seancat e tij.
n.e/NOA