E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosova ka shtyrë për nesër, më 28 prill në orën 10:00, seancën për zgjedhjen e presidentit/es së vendit, pasi procesi i nisur mbrëmjen e sotme nuk u përmbyll.

Në seancën e jashtëzakonshme që nisi në orën 20:30 morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, me përjashtim të deputetit Haxhi Avdyli. Në votim u hodhën dy kandidaturat e propozuara nga LVV, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në raundin e parë, Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa Hoxha nuk mori asnjë votë. Një votë rezultoi e pavlefshme.

Partitë opozitare bojkotuan seancën, megjithëse kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje të përsëritura deputetëve të grupeve parlamentare që të merrnin pjesë.

Më herët gjatë ditës ishte mbajtur edhe një tjetër seancë, ku u tërhoqën kandidaturat e Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku për postin e presidentit.

Kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokim të procesit dhe mosrespektim të verdiktit qytetar. Kurti theksoi gjatë fjalës së tij ofertat në dispozicion të opozitës për të mbyllur ptocesin e zgjedhjes së Presidentit. Ai në fund tha se ende po presim 3 kandidatura prej opozitës të cilat fo të mbështeten për futjen në garë nga VV ndërsa njëra prej tyre do të mbështetet edhe në votim.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 28 prill. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›