E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë avokatët e Zotos

Ka dështuar për herë të dytë seanca për inceneratorin e Elbasanit, ku pritej që mbrojtja të paraqiste pretendimet e saj.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit të klodian zotos. I pranishëm në gjyq ishte ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ndërsa ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mungonte.

Më 20 maj spak kërkoi 10 vjet heqje lirie për lefter kokën dhe dy pronarët e inceneratorit të Elbasanit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Ndërsa për Stela Gugalljan u kërkua 7 vite burg. Por të gjithë ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë, seanca e radhës pritet të mbahet në datën 22 qershor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›