E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shtyhet sërish seanca për rusen/ Shkak mungesa e avokatëve mbrojtës në gjyq

Procesi për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeva, që akuzohet për spiunazh, është shtyrë sërish.

Shkak është bërë mosparaqitja në seancë e avokatëve mbrojtës.

Ndërkohë 33-vjeçarja vijon të kundërshtojë ekstradimin drejt rusisë, me argumentin se i rrezikohet jeta.

Ajo akuzohet nga autoritetet ruse për “marrje të paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Svetlana Timofeva u arrestua në 20 gusht të vitit të kaluar, në ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh, së bashku me dy persona të tjerë.

Ndaj tyre, Prokuroria e Elbasanit ngriti akuzat e sigurimit të informacionit të klasifikuar si dhe goditjes për shkak të detyrës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›