Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ia ka dalë të arrijë një kompromis për një vendim që synon përshpejtimin e ndihmës humanitare për Gazën dhe ka shtyrë edhe një herë votimin për një tekst që bën thirrje për një “pezullim” të luftimeve në territorin palestinez.
Më pak se dy javë pas vetos së SHBA-së, votimi, i shtyrë disa herë që nga e hëna, është planifikuar për të mërkurën, i thanë AFP-së disa burime diplomatike, ndërsa negociatat vazhdojnë për t’i mundësuar Këshillit të flasë me një zë.
Teksti i fundit në tryezë dhe i marrë nga AFP u hartua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bën thirrje për “një pezullim urgjent të luftimeve për të lejuar akses të sigurt dhe të papenguar për ndihmën humanitare, si dhe masa urgjente drejt një ndërprerjeje të përhershme të sulmeve”. /vizionplus.tv