E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet shpërndarja e kartave të identitetit

Kur kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit për aplikimin për kartat e identitetit, drejtori i gjendjes civile Armand Teliti deklaron se do të duhen edhe disa ditë për shpërndarjen e tyre. Në fakt qeveria kishte premtuar se letërnjoftimet e para elektronike do të shpërndaheshin vetëm 14-të ditë pas aplikimit, por ky afat nuk u plotësua. Teleti tha se shpërndarja e kartës së parë të identitetit do të bëhet gjatë një ceremonie të veçantë. Ndërkaq Teliti gjithashtu njoftoi se brenda pak ditësh do të vihen në funksion edhe mjediset e kompanisë Sagem që prodhon dokumentat e identifikimit. Ndërkaq shumë shpejt do të fillojnë edhe aplikimet për pasaporttat biometrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›