Shtyhet vendimi për Berishën, ish-kryeministri kërkoi revokimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e Irena Gjokës

Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është shtyrë, pasi mbrojtësit e tij kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.
Po ashtu avokatët thanë se duhet të njihen me informacionin 2- mujor mbi ecurinë e hetimeve që po bëhen ndaj Berishës.
Këtë të premte, ish kryeministri kërkoi revokimin e masës së izolimit në shtëpi, një vendim që tashmë pritet të merret në datën 12 mars.
Seanca do të paraprihet nga një vendim i ndërmjetëm nëse do të përjashtohet apo jo gjyqtarja Irena Gjoka./vizionplus.tv