Shtypi anglez: Fenomeni Uejn Runi, çfarë bishe!
Mes Milanit dhe Mançester Junajtid ishte Uajn Runi ai që bëri diferencën: dy gola për të jashtëzakonshëm të sulmuesit anglez dhe tashmë Ferguson e kandidon mes më të mirëve në botë, përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Të gjitha gazetat angleze janë në një mendje, të paktën në lidhje me paraqitjen e Uejn Runit, të cilin e konsiderojnë “Bishën” e San Siros. Talenti nga Liverpuli, pas largimit të Kristiano Ronaldos, është bërë ylli i vërtetë i skuadrës, që duket se nuk ecën dot përpara pa golat e tij. Tani është në kuotën e 25 golave në 29 ndeshje: është golashënuesi më i mirë i Premier League me 21 gola, ndërsa në Champions është zhbllokuar vetëm në mbrëmjen e San Siros, duke u bërë edhe lideri i vërtetë i Mançester Junajtid. 122 janë golat e tij në karrierën te Junajtid. "Roo just too good", ("Runi thjesht më i miri"), titullonte “The Sun”, që sjell fjalët e Aleks Ferguson: “Rubi është i barabartë me Kristiano Ronaldon dhe Mesin. Ka cilësi të një futbollisti të madh dhe i demonstroi ato.
#