E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtypi britanik ‘shigjeton’ J.D Vance: Fjalët e tij, fyese dhe të turpshme…

Shtypi britanik i ka kushtuar sot faqet e para deklaratave të zv.presidentit amerikan.

Daily Mirror raporton mbi komentet e JD Vance duke theksuar se ka “ngjallur zemërim” pasi kritikoi idenë e paqeruajtësve ukrainas që vijnë nga një vend që nuk kishte “luftuar në 30 apo 40 vjet”.

Ai mohoi se po aludonte për Britaninë e Madhe – por Mirror e quan atë një “fyerje të turpshme” për trupat britanike.

Ndërkohë gazeta Metro thotë se komentet e JD Vance që godasin efektivitetin e një force të mundshme paqeruajtëse në Ukrainë kanë zemëruar veteranët dhe deputetët.

Ata kanë theksuar se ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ndihmoi SHBA-në dhe humbi trupat në luftërat e fundit si Afganistani dhe Iraku.

Për Daily Star, komentet e zv.presidentit të SHBA-së janë fyerje ndaj ushtrisë britanike.

Vance i bëri komentet teksa kritikoi dobinë e një force të mundshme paqeruajtëse në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›