Shtypi fëmijën 3-vjeç me makinë dhe vetëm sa e çoi në spital, duke u larguar
Korçë, 18 qershor, NOA Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë
22-vjeçarin Elion Kotelli, banues i këtij qyteti pasi dyshohet se ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeçar ndërsa drejtonte automjetin e tij tip Ëolksëagen me targë TR 7803 B, në vendin e quajtur Unaza e Madhe e qytetit të Korçës.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, pasi e ka përplasur fëmijën me makinën e tij, ai e ka dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e parë, por ama pas kësaj, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë.
Pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal dhe Largim nga vendi aksidentit, parashikuar nga neni 273 i Kodit Penal.
n.e\NOA