E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi, kritika Zapateros per Kosoven

Kryeministri spanjoll Hose Luis Zapatero eshte vene ne shenjester te shtypit per vendimin per terheqjen e ushtareve nga Kosova.

Gazeta prestigjoze “El Mundo” ne nje koment te saj kritikon kryeministrin dhe kerkon qe te mos e nxjerre me Spanjen qesharake ne syte e botes, sic beri ne rastin e Kosoves.

Gazeta njofton se pas ketij vendimi te pamatur kryeministrit i eshte dashur t’i jape llogari SHBA-se per vendimin spanjoll. Ajo permend oret e gjata te udhetimit ne Kili per nje gjysme ore takim me zv/presidentin amerikan.

“Shpresojme se Zapatero me ne fund do te nxjerre mesim dhe nuk do ta beje me ate qe beri me Kosoven”, shkruan gazeta.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›