Shtytje e fuqishme për Obamën

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kundërkanditati i tij, Mitt Romney, i vazhduan të enjten fushatat e tyre për zgjedhjet presidenciale në SHBA, pas një pauze treditore të shkaktuar nga pasojat katastrofale të uraganit Sandy.
Obama e ndërpreu fushatën për tri ditë në mënyrë që, si president i vendit, vëmendjen e tij ta përqendronte në uraganin Sandy, ndërkohë që edhe vetë Mitt Romney e përshtati agjendën e tij, duke i zbutur sulmet e tij ndaj Obamës.
Aktualisht, sipas mediave amerikane, mes dy kandidatëve për president të ardhshëm të vendit po zhvillohet një garë pothuajse e barabartë në nivel kombëtar, por edhe në disa shtete të caktuara federale. Të premten të dy kandidatët ishin në pritje të raportit zyrtar për shifrat e të papunëve, meqenëse ato të një muaji më parë tregonin se kjo shifër kishte rënë nën tetë përqind, që është hera a parë pas disa viteve.
Shtytje e fuqishme nga New Yorku
Të enjten Obama përfitoi një përkrahje të fuqishme nga kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg, sipas të cilit presidenti aktual paraqet një përzgjedhje më të mirë, në veçanti për sa i përket të drejtave të grave, të cilat, siç theksoi, janë tejet të rëndësishme për të, për shkak se edhe vetë i ka dy vajza. Po ashtu, Bloomberg foli edhe për qëndrimet e Obamës për të drejtat e lirisë së martesave, si dhe për ndryshimet klimatike, që janë “një problem i pashtyeshëm, i cili po e kërcënon gjithë planetin”.
Ndryshe, Obama të enjten vizitoi shtetet Wisconsin, Nevada dhe Colorado. Në Wisconsin tha se “Romeny po shfrytëzon talentet e tij për të zbukuruar politikën që SHBA’ve u shkakori mossuksese”, gjegjësisht “të njëjtën politikë, pasojat e së cilës po i spastrojmë tash e katër vite, përderisa ai të njëjtën tani po e praqet si ‘ndryshim’”.
Nga ana tjetër, edhe Romney në Virgina sulmoi kundërkandidatin e tij, duke thënë s “e vetmja rrugë drejt zhvillimit ekonomik është ndryshimi” të cilin e përshkruan” ai. Po ashtu, Romney vazhdoi me sulme ndaj Obamës edhe për sa i përket reformës shëndetësore.
Gjatë ditës së premte, Omaba vizitoi shtetin Ohio, ndërsa Romney shtetet Ohio dhe Wisconsin.
Sipas anketës së fundit, të publikuar më 30 tetor, në ABC News dhe në gazetën ‘The Washington Post’, të dy kandidatët mund të fitojnë nga 49 përqind të votave.