E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë përtacë për të protestuar?

Në Spanjë, Greqi apo dhe Izrael të rinjtë aktualisht më shumë preferojnë të protestojnë në rrugë. Me muaj të tërë të rinjtë nëMadridkanë demonstruar kundër papunësisë. Në Tel Aviv të rinjtë kanë qëndruar në çadra me javë të tëra, duke protestuar kundër politikës sociale të qeverisë. Ndërsa në Athinë protestat e kohëpaskohshme zgjasin për gati dy vite.

Në lagjen studentore gjermane, ndërkohë edhe turistike, në Friedrichshain janë mbledhur disa njerëz dhe pinë birrë. Ai që ka ndonjë motoçikletë të mirë nga koha e Gjermanisë Demokratike, nuk e humb rastin që të parakalojë nëpër këtë pjesë të qytetit.

Adam Orzechoëski rri i ulur në një kafe të vogël, me një kola në dorë. 28 vjeçari e ka kaluar tërë jetën e tij në Friedrichshain dhe e di se çfarë bëhet në secilën kafene të kësaj pjese. Në kryqëzimin e rrugëve Simon Dach dhe Boxhagener Straße ka gjithmonë ka diçka të re. Por Adami, i cili banon vetëm dhjetë minuta më larg, nuk e pëlqen shumë këtë atmosferë verore: “Të përjetosh mirë kohën e lirë, po bëhet gjithnjë e më vështirë. Ekziston një pasiguri, sepse nuk e di se çfarë po ndodh.”

Adami nuk mund të përfytyrojë se ai dhe të rinjtë e tjerë gjermanë mund të protestojnë në çadra me javë të tëra para Bundestagut gjerman: “Me siguri që është bërë më vështirë, por shumëkush ka mundësinë e fillimit të ndonjë pune. Ndërkohë që papunësia e të rinjve në Gjermani është më e ulët se në vendet e tjera evropiane. Prandaj nuk shoh ndonjë potencial për protesta”./DW/

Lind pyetja, po të rinjtë shqiptarë përse nuk protestojnë si në Spanjë, Izrael apo Greqi, ku kushtet megjithatë janë shumë më të mira se në Shqipëri?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›