Shvarzenberg viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Shvarzenberg do të vizitojë sot Kosovën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se Shvarzenberg do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Prishtinë me ftesë të homologut të tij kosovar Enver Hoxhaj.
Gjatë vizitës dy ditore, Ministri Shëarzenberg, do të takohet me liderët e Kosovës, me përfaqësuesit e misioneve të huaja dhe autoritetet lokale e fetare në Kosovë.