Si e veshtronin Shqiperine Hrushovi dhe Tito nga Mali i Zi
Historia e udhetimit te kreut te Bashkimit Sovjetik, Hrushov, ne vendin e vogel ballkanik, dy milje larg kufirit te kundershtarit ideologjik. Vizita e dy lidereve ne Malin e Zi dhe udhetimi gjate bregdetit
DUBROVNIK - Kryeministri Hrushov i ka hedhur sot nje veshtrim te shkurter Shqiper ise nga nje distance prej 2 miljesh, por nuk ka harxhuar asnje fjale lidhur me kete kundershtar ideologjik. Keto situata u paraqiten ne Aeroportin e Titogradit, kryeqytetit te Republikes se Malit te Zi. Lideri sovjetik, i shoqeruar nga presidenti Tito, filloi turin e tij njeditor te ketij terreni te thyer jugor te Jugosllavise. Vetem mbremjen e shkuar, Radio Tirana transmetoi nje sulm te ashper profesional ndaj Hrushovit, duke e pershkruar ate si Kalin e Trojes per imperialistet brenda kampit socialist. Udheheqja shqiptare, e cila ndiqte linjen ideologjike militante te Kines komuniste, ishte kunder politikave te buta te Kremlinit dhe te qeverise se Beogradit.
Vizita e Hrushovit
Sot, lideri sovjetik dhe ai jugosllav u larguan disi nga ideologjia teksa udhetonin drejt Malit te Zi. Edhe pse kishte nje pamje paksa te lodhur, Hrushovi dukej se po e shijonte ate udhetim. Gjate nje ndalimi ne Cetinje, kryeqyteti i lashte i Mbreterise se Malit te Zi, ai u ngrit nga tavolina ndersa po hante dreke per te marre pjese ne nje kercim me nje grup malazezesh. Me pas, me te u bashkua edhe bashkeshortja e tij, Nia, si dhe mareshalli Tito me gruan e tij.