E Diel, 1 Nëntor 2026

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Një audio e publikuar nga “The Telegraf” ka zbuluar sesi Moxhtaba Khamenei, i biri i Ali Khamenei iu shpëtoi vetëm sulmeve të raketave balistike izraelite mëngjesin e 28 shkurtit për pak sekondave.

Në këtë sulm mbetën të vrarë babai i tij, Ali Ajatohall Khamenei, pjesëtare të tjerë të familjes dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Iranit në rezidencen e liderit suprem. Në audion e siguruar nga media britanike është fjalimi i Mazaher Hoseinit, shefit të protokollit të Ajatollahut përpara klerikëve dhe komandantëve të Gardës Revolucionare Islamike dhe tregon se Mojtaba nuk ndodhej brenda rezidencës në atë moment.

“Ishte vullneti i Zotit që Mojtaba të dilte në oborr për të bërë diçka dhe pastaj të kthehej. Ai ishte jashtë duke u ngjitur lart kur ndërtesa u godit nga raketa. Gruaja e tij vdiq menjëherë”.

Hoseini zbulon gjithashtu se plani i SHBA-ve dhe Izraelit ishte për të eliminuar të gjithë familjen, për të mos lënë pasues.

“Armiqtë e dinin që teksa po godisnin udhëheqësin suprem, po godisnin edhe të tjerët për t’i eliminuar sepse kur të emëroheshin komandatët e rinj do të kishin mundësi që të ndikonin te protestuesit”.

Në këtë audio ai konfirmon se lideri suprem i Iranit ka mbetur i plagosur në këmbë. Që nga shpallja e tij si lider suprem, Mojtaba nuk ka bërë asnjë dalje publike.

Kanë qarkulluar lajme se kishte vdekur gjatë sulmit të 28 shkurtit, por u mohua. Ndërsa nuk mungojnë lajmet se ai është dërguar në mënyrë sekrete në Rusi për t’u kuruar, për shkak të lëndimeve të marra, por që Teherani e ka mohuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›