E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Si mund të flitet me dikë që shkon në SPAK çdo të hënë?”, Ndreu: PD përmbyti Shkodrën dhe nuk dha asnjë lek!

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e lajmeve në Klan News, këtë të premte, 9 janar, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dha informacione mbi situatën e përmbytjeve në këtë bashki, si dhe iu përgjigj akuzave të opozitës për moshpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për situatën.

“Ata mbytën pesë herë Shkodrën për një muaj dhe as nuk shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, as nuk dhanë lek, s’kanë moral të flasin ata. Normal se të mbytet pesë herë Shkodra për një muaj…nuk ka ndodhur në qeverinë tonë që nuk janë dëmshpërblyer. Kushdo që i bie telefonit të kryetarit të bashkisë, emergjencave, ne jemi përgjigjur menjëherë”, u shpreh kryebashkiaku.

Sa i përket zhvillimeve të vrullshme politike të janarit dhe akuzave të opozitës dhe kërkesës së saj për qeveri teknike, Ndreu u shpreh: “Ndaj kryetarit të opozitës ka një çështje, një masë penale. Si mund të kërkojë një person që është në SPAK, po me alibinë e SPAK-ut kërkon qeveri teknike. Si mund të ulesh në tryezë me një njeri që është problematik, kur ti shkon çdo të hënë në SPAK”.

Për situatën e përmbytjeve, kryebashkiaku u shpreh se Lezha është problematike pasi shumë toka janë në nivel me detin, por situata nuk është alarmante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›