Si ndjehet Erion Braçe kur sheh kolegët në dyert e SPAK: Moment reflektimi për PS, duhen marrë masa shtesë për ata që futen në lista apo drejtori

Socialisti Erion Braçe i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për politikën, por dhe për përballjet që disa nga kolegët e tij kanë patur me institucionet e drejtësisë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se si ndihet kur sheh kolegët e tij në dyert e SPAK apo të dënuar nga drejtësia, Braçe tha se nga ana njerëzore i vjen keq, por kjo duhet parë si moment refklektimi brenda PS, ku të shtyhen përpara reformat për luftën kundër korrupsionit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si ndihet Erion Braçe kur një pjesë e mirë e kolegëve janë në dyert e SPAK apo janë pas hekurave?
Braçe: Nuk do të doja të thoja atë që mendoj, edhe për shkak se unë besoj në institucionet e reja të drejtësisë, por edhe për arsyen tjetër që është personale dhe njerëzore, që unë nuk merrem me njerëz që janë në vështirësi. Për këtë arsye nuk do doja ta thoja atë që mendoj realisht. Patjetër që ndohem keq nga pikëpamja njerëzore por edhe politike. Por ama mendoj që ky është një moment reflektimi për vetë PS, një moment shumë i rëndësishëm për të shtyrë përpara procese dhe reforma shumë të rëndësishme që krijojnë një sistem imunitar kudnër korrupsionit edhe brenda PS dhe prej saj edhe në shoqërinë shqiptare. Një seri masash parandaluese qoftë në hyrje, në momnentin që ti bëhesh deputet, ministër, zv.ministër, Drejtor i Përgjithshëm apo Kryetar Bashkie, por edhe në dalje, që ne nuk e kemi të zhvilluar në legjislacionin tonë. Duhet të kemi masa shtrënguese që gjatë ushtrimit të detyrës ti të mendosh se çfarë do tu japësh qytetarëve dhe jo se çfarë do të transferosh atje ku ti do të jesh nesër.