E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si në La Montana

Parisi përpos që të trullos me ditët hiper-aktive, di të jetë i ashpër edhe me jetën e natës. I tillë është edhe një klub me emrin La Montona, që të gjithë dëshirojnë ta vizitojnë. Nga Mehdi Abdullahu më 13 qershor 2011 në ora 11:30

Ka disa raste të cilat njeriu dëshiron të zgjasin. Nuk po flasim për akt seksual. Të jemi të qartë, këtë të gjithë e dinë. Parisi përpos që të trullos me ditët hiper-aktive, di të jetë i ashpër edhe me jetën e natës.

Nëse ju qëllon të mos ju marrë gjumi, vizitojeni klubin La Montana – i rihapur gjatë Paris Fashion Week - njëri nga të shumtët që ofron party të zjarrta, atmosferë kaotike e argëtim gati përtej kufijve.

Pos Dj-ve të njohur, një aspekt që të çon përtej iluzioneve është edhe ndriçimi( vizualisation) dhe koreografitë.

Mos u habitni nëse shihni edhe njerëz të famshëm aty. Hierarkia kap nga ata që kanë lidhje me gjak blu e deri te artistë, biznesmenë, ish ministra. Sigurisht nuk mungojnë as modele të shumta. Janë të freskëta thashethemet për çaraveshjet e Pippa Middleton, motra e princeshës Kate Middleton. Jo shumë kohë më parë, edhe Jay Z gjatë qëndrimit me gruan e tij Beyonce Knowls në Paris, kishte organizuar një ndejë aty.
Këtë e pohon njëri nga menaxherët e këtij klubi, André Morris.

“Filozofia e punës tonë është që të ofrojmë një atmosferë unike argëtimi dhe për këtë investojmë shumë në organizim. Kemi pasur klientë të famshëm kohëve të fundit. Njëri ndër ta është edhe Jay Z”, shpjegon André.

Në listën e klientëve që kanë organizuar party në La Montana janë edhe Roberto Cavalli, ish futbollisti i famshëm Zidane, Donatella Versace etj.

Duket se i japin rëndësi imazhit dhe reklamës. Posa e kupton që nuk jemi lokalë, porosit dhe një turrë pije gratis si gosti.

Nuk duhet të bësh rezervime - si kjo forja bajate e klubeve të Prishtinës - në mënyrë që të jesh pjesëmarrës në njërën nga ndejat aty. Trajtimi i klientëve është tejet korrekt dhe me plot mirësjellje. Sa për kodin e veshjes, dress to impress!

Por, kujdes! Nëse keni vendosur të dilni të argëtoheni në ambiente të tilla, sigurohuni që të keni xhepat pak si të thellë. Vetëm hyrja kushton 60 euro.

“Filozofia e punës tonë është që të ofrojmë një atmosferë unike argëtimi dhe për këtë investojmë shumë në organizim. Kemi pasur klientë të famshëm kohëve të fundit. Njëri ndër ta është edhe Jay Z. Por, në listën e klientëve që kanë organizuar party në La Montana janë edhe Roberto Cavalli, ish futbollisti i famshëm Zidane, Donatella Versace etj."

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›