E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si nisi e u zhvillua 21 Janari

E shtune 21 Janar 2012 1532 VRASJET E 21 JANARIT21 Janari nisi si nje reagim kunder korrupsionit qeveritar ne momentin kur kundershtia e opozites ishte perforcuar edhe me me publikimin te vetem pak diteve para demonstrates te video-pergjimit te ish zv/kryeministrit te asaj kohe Ilir Meta. Mesditen e se premtes teksa qytetaret protestonin perpara nje kryeministrie te tejmbushur me forca policie nisin perplasjet e para te cilat do te shoqeroheshin me vrasjen e kater demonstruesve. Vdekja e menjehershme e tre personave solli peshtjellim te jetes politike ne vend duke tronditur edhe me tej nderkombetaret te cilet deri atehere shpresonin ne zgjidhjen te krizes politike te tejzgjatur ne vend te krijuar qysh prej perfundimit te zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009. Ndersa kryetari i PS Edi Rama akuzoi drejtperdrejt qeverine per vrasjen e kater protestuesve kryeministri Berisha fillimisht akuzoi se protestuesit vrane njeri-tjetrin. Me tej ai ngriti nivelin e akuzave duke formuluar termin puc ne te cilin sipas tij perfshiheshin drejtperdrejte Presidenti i Republikes Bamir Topi kryeprokurorja Ina Rama kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri e natyrisht kryesocialisti Edi Rama te gjithe si bashke-organizatore. Madje ne mbeshtetje te kesaj akuze mazhoranca ngriti nje komision hetimor i cili ne mungese te opozites ishte i detyruar te kryente hetim parlamentar per institucionet kryesore ne vend qe presupozohej te kishin informacion ne lidhje me demonstraten e 21 Janarit. Por vete komisioni u sfumua rruges pasi nuk arriti te perfundonte asnje hetim apo te mblidhte ndonje prove e si rezultat nuk ka nxjerre ende asnje konkluzion. Akuzat mes PS dhe PD per 21 Janarin futen ne loje dhe nderkombetaret te cilet ndersa perpiqeshin te ulnin tensionet mes paleve dolen ne mbrojtje te Prokurorise per nje hetim te pavarur e natyrisht sa me gjitheperfshires. 21 Janari ishte kryefjala e vitit 2011 qe vetem sa u la ne hije nga zgjedhjet vendore te 8 majit por qe nje vit me pas duket se eshte rikthyer tashme duke u marre si shembull per mungesen e drejtesise ne vend.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›